Secondary Adv

Porti i ri në Porto Romano nis ndërtimin në 2027, faza I do të kushtojë 350 mln euro

Qeveria synon ta kthejë Porto Romanon në një nyjë të rëndësishme logjistike për korridorin ekonomik Tiranë–Durrës.

Punimet për portin e ri tregtar në Porto Romano pritet të nisin në vitin 2027, ndërsa aktualisht po shqyrtohen ofertat e paraqitura nga kompanitë pjesëmarrëse në tender.

 

Detajet u konfirmuan nga zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, gjatë diskutimit të projektbuxhetit 2026 në komisionet parlamentare, ku ajo bëri me dije se kostoja e fazës së parë të projektit përllogaritet në rreth 350 milionë euro.

 

Porti i ri si qendër logjistike

Sipas Muçajt, porti i Porto Romanos do të krijojë një hapësirë të re logjistike që do të shërbejë si qendër zhvillimi për zonën Tiranë–Durrës dhe për trajtimin e ngarkesave tranzite. Projekti synon të vendosë Shqipërinë si nyje të rëndësishme në rrjetet infrastrukturore rajonale, duke forcuar rolin e saj ekonomik dhe tregtar.

 

Objektivi ekonomik dhe strategjik

Qeveria ka deklaruar se porti i ri do të sjellë rritje dhe përmirësime të dukshme ekonomike e sociale, duke nxitur investime dhe duke rritur konkurrueshmërinë e korridorit detar dhe tokësor të vendit. Porto Romano konsiderohet një nga projektet strategjike të dekadës, i cili synon modernizimin e infrastrukturës portuale dhe rritjen e kapaciteteve tregtare të Shqipërisë.

 

Burimi: Scan


Më të lexuarat